Trafiku i drogës, 6 persona në pranga për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Postuar në 29 Mars, 2014 05:51

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetas për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve policore, mësohet se, më datë 28.03.2014 rreth orës 13.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xhulio Ylli Bufi, 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse këtij shtetasi rreth orës 12.00, në rrugën “Gjon Muzaka”, ju gjet dhe sekuestrua një qese farmacie brenda të cilës kishte bimë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Materialet j kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”.

Më datë 28.03.2014, rreth orës 14.30 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Enris. D, 18 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë, sepse rreth orës 13.30, në rrugën e Kavajës, ju gjet dhe sekuestrua një qese farmacie brenda të cilës kishte bimë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Cattiva. Materialet j kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të « Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve», parashikuar nga Neni 283 i K.Penal.

Më datë 28.03.2014 ora 21.30 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Pëllumb.N, 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse më datë 28.03.2014, rreth orës 18.30 nga shërbimet e Seksionit për Narkotikët në D.P.Q Tiranë, është kapur në flagrancë në rrugën « Naim Frashëri » ku i është gjetur një qese si ajo e farmacisë, me bimë të dyshuar lëndë narkotike e llojit “Canabis Sattiva”.

Më datë 28.03.2014 ora 21.30 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ariel.S, 19 vjec, banues në Tiranë, sepse rreth orës 19.00 nga shërbimet e Seksionit për Narkotikët në DPQ Tiranë, është kapur në flagrancë në rrugën “Vëllezërit Manastriliu”, ku i është gjetur një qese si ajo e farmacisë, me bimë të dyshuar lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 283/1 i K.Penal.

Më datë 28.03.2014 ora 21.30 filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Jurgen.C, 19 vjec, banues në Tiranë, sepse më datë 28.03.2014, rreth orës 18:00 nga shërbimet e Seksionit për Narkotikët në DPQ Tiranë, është kapur në flagrancë në « Rrugën e Durrësit » me vete i është gjetur një qese si ajo e farmacisë, me bimë të dyshuar lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”. Neni 283/1 i K.Penal.

Më datë 28.03.2014 ora 21.30, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Arnold.G, 18 vjec, banues në Tiranë, sepse më datë 28.03.2014, rreth orës 23:00, nga shërbimet e Seksionit për Narkotikët në DPQ Tiranë, është kapur në flagrancë në rrugën « Ibrahim Rrugova », ku me vete i është gjetur një qese si ajo e farmacisë, me bimë të dyshuar lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.