Topi: Ky pushtet duhet të largohet në 23 qershor

Postuar në 04 Qershor, 2013 03:54

TIRANË Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi deklaroi dje se forca që ai drejton është për rotacion politik. I ftuar mëngjesin e djeshëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, me gazetarin Bashkim Hoxha në “News 24”, kryetari i FRD-së tha se

“ky pushtet dhe ky kryeministër duhet të largohen me votë”. “Besoj që është në të mirën e Shqipërisë që të ketë jo vetëm rotacion të pushtetit, por dhe të elitave, gjeneratave”, – shtoi ai. Topi u shpreh gjithashtu se FRD-ja fokusohet në këtë fushatë vetëm tek  qytetari. “Në mënyrë absolute. Ne kemi pasur një slogan që nga fillimi, FRD për shtetin dhe qytetarët. Në Shqipëri ka qenë një tranzicion dramatik, që në kushte të tjera duhet të kishte përfunduar brenda një dekade. Trauma pafund në këtë vend, dhe vazhdojmë të kemi të njëjtët protagonistë që vazhdojnë të krijojnë të njëjtën klimë traumatike”,- tha ai.

Topi theksoi se FRD-ja dallon nga partitë e tjera në këtë fushatë. “Unë besoj që FRD ka një profil të qartë qytetar, që do të thotë që përfaqëson interesat bazale të qytetarëve. Është një parti që po e tregon që nuk i jep rëndësi pjesës sipërfaqësore, por thelbit. Ne e kemi konsideruar pushtetin shumë të rëndësishëm për administrimin e institucioneve, por pushteti duhet të vendoset në funksion të shtetit”, – tha ai.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.