Topi komenton marrëveshjen Rama-Meta: Uroj që shqiptarët ta kenë kuptuar falsitetin e politikës

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka komentuar marrëveshjen e mundshme mes Ramës dhe Metës, për një koalicion parazgjedhor. Topi tha se uron që shqiptarët ta kenë kuptuar falsitetin e politikës shqiptare. Sipas tij, partitë politike në Shqipëri mendojnë më shumë për pushtetin, se sa për shtetin.
“Uroj që shqiptarët ta kenë kuptuar falsitetin e politikës, që të besojnë tek forcat politike që mendojnë se para se të ketë pushtet, duhet të ketë shtet. Pushteti që del nga vota (uroj të jetë e lirë), duhet të prodhojë institucione dhe shtet të fortë. Ne jemi në përpunimin e qëndrimit tonë. Kemi përjashtuar koalicionet me partitë e vjetra. Nëse nuk krijohet një koalicion jashtë këtyre të dyjave, do të qëndrojmë më vete”, tha Topi./b.l
TEMA
Add new comment