Topalli: Tom Doshin e Ramën do i rrahim me votë më 23 qershor

Postuar në 03 Qershor, 2013 14:55

E pranishme gjatë ditës së sotme në Bushat të Shkodrës, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i është përgjigjur akuzave të kryesocialistit Edi Rama dhe deputetit të kësaj zone, Tom Doshi.

Topalli ka thënë se qytetarët e Shkodrës do i rrahin me votë Doshin dhe Ramën dhe do i japin PD-së tetë deputetë në këtë qark.

Rama dhe Doshët thonë se të rreh Jozefina, por ju do t’i rrihni me votën tuaj në 23 qershor dhe në Shkodër do të marrim tetë mandate”, tha Topalli gjatë fjalës së saj.

Ndërkohë, ajo ka akuzuar Ramën për atë që e cilësoi “heshtje mortore”, pas miratimit të tre ligjeve të ashtuquajtura të integrimit./b.l

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.