Tiranë, rrahu gruan se nuk i bleu birrë, 9 muaj burg bashkëshortit.

Postuar në 31 Mars, 2014 12:29

Nëntë muaj burg është dënimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës për shtetasinEdmond L. nga Kamza, i cili u shpall fajtor për dhunimin e bashkëshortes.
Sipas prokurorisë, Edmondi e kishte rrahur dhe kërcënuar me thikë bashkëshorten, pasi sipas tij, kjo e fundit nuk ikishte blerë birrë në vaktin e darkës.
Gjykata vendosi ta dënojë Edmon L. me 9 muaj burg, por ai do të kryejë vetëm 6 pasi tre muaj ka qëndruar në paraburgim.
Gjyqtari Artan Gjermeni tha se i pandehuri, 9 muaj më parë debatoi me bashkëshorten pasi në tavolinën e ngrënies mungonte birra.
Më pas debati degjeneroi dhe Edmondi e dhunoi bashkëshorten dhe kërcënoi me jetë. Sipas burimeve, mësohet se çifti ka gati 20 vjet i martuar dhe me tre fëmijë.
Gruaja bëri kallëzimin në polici, pasi bashkëshorti e dhunonte vazhdimisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.