Tiranë, pranga 62-vjeçarit dhunonte mbesat e mitura

Një i moshuar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohet se dhunonte dy mbesat e tij të mitura. Sipas policisë i arrestuari është Feim Almeta, i cili prej kohësh dhunonte psikologjikisht, por jo vetëm, dy mbesat e tij, Silda dhe Alkida Almeta, përkatësisht 4 dhe 5 vjeç. Padia është ngritur nga daja i dy vajzave, i cili kishte konstatuar se së fundmi Feim Almeta, në gjendje të dehur, kishte arritur deri aty sa u kishte djegur edhe cigaren në ballë dy vajzave të mitura.
MAPO
Add new comment