Tiranë, ndjekje penale për 5 taksistë pa liçencë.

Postuar në 25 Mars, 2014 15:06

Pesë taksistë pa liçencë janë marrë në ndjekje penale në Tiranë. Njoftohet se Policia Rrugore dhe Antikrimi Ekonomik kanë nisur procedim penal ndaj 5 taksistëve në kryeqytet, për veprimtari të paligjshme. Burimet nga Policia bëjnë me dije se nën procedim penal janë taksistët me iniciale A.Ll., E.B., S.I., Sh.I., dhe M.Ll.
Pesë taksistët ushtronin veprimtari të paligjshme dhe nuk ishin të pajisur me liçencë.
Policia e Tiranës pritet të ndërmarrë një operacion më të gjerë për të parandaluar fenomenin e taksistëve që punojnë pa liçencë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.