Tiranë , ishte shpallur në kërkim, arrestohet 33 vjeçari.

Postuar në 29 Mars, 2014 05:53

Arrestohet në Tiranë Joel Ziu për vrasje e mbetur në tentativë e ndodhur dy ditë më parë. Burime Policore bënë të ditur se më datë 28.03.2014 rreth orës 22.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Joel (Julian) Agim Ziu, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë me parë, për vepra penale të ndryshme.
Ky shtetas ishte person në kërkim policor, sepse më datë 27.03.2014, rreth orës 19:20, në rrugën “Ndre Mjeda”, pas nje grindje për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetasin Jetnis Skënder Dollapaj, 26 vjeç, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë, kanë tentuar të vrasin, duke e qëlluar disa herë me thikë shtetasin Gramoz Fasho.
Policia e Tiranës gjithashtu bën të ditur ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit
Aleksander Bedri Tafa, 27 vjec, lindur në Elbasan dhe banues në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Durrës ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimi të vendimit 10.2014.1183, ka bërë ndryshimi vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës është bërë duke kthyer masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për kryerjen e veprave penale të “Mardhëniet seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur dhe përndjekjes”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.