Tiranë, imami i xhamisë me 6 të tjerë arrestohen për terrorizëm në Siri.

Shtatë persona janë arrestuar me udhër të prokurorisë së krimeve të rënda në katër qytete gjatë natës së kaluar. Një aksion i prokurorisë së krimeve të rënda, pas zbulimit të celulës nga Shërbimi Informativ ka vënë në lëvizje njësitë e forcave speciale të policisë, të cilat kanë vënë në pranga shtatë të dyshuarit, mes të cilëve edhe një imam xhamie që predikonte pjesëmarrjen në luftime në Siri në xhaminë e Unazës së Madhe në Tiranë.
Hetimi për këtë rast mësohet se ka nisur nga SHISH dhe prokuroria pas vrasjes së dy shqiptarëve që kishin shkuar për luftime në Siri në gusht-nëntor 2013. Burimet zyrtare kanë thënë se shtatë personat akuzohen për terrorizëm ndërsa dyshohet se dergonin në Siri persona që më pas bëheshin pjesë e formacioneve luftuese atje.
Burimet e policisë kanë thënë deri tani se shtatë të arrestuarve u janë gjetur sasi të mëdha armësh, municioni dhe eksplozivi.
Add new comment