Tiranë, ekstradohet nga Spanja anëtari i bandës së drogës.

Një anëtar i një bande të trafikut të drogës është ekstraduar sot në Shqipëri nga Spanja.
Burimet zyrtare kanë thënë se Interpol Tirana ka ekstraduar ditën e sotme shtetasin Vangjel Kondili, i akuzuar për trafikim heroine dhe kokaine.
Kondili njihet si anëtar i grupit “Poter-Al”, grup i cili trafikonte lëndë narkotike nga Holanda dhe Turqia drejt Francës dhe Italisë.
Policia njoftoi se 49-vjeçari nga Elbasani, i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë, në korrik të 2009-ës, u ekstradua sot nga Spanja drejt Shqipërisë, ku do të vuajë edhe dënimin që i ka mbetur.
I ekstraduari akuzohet për veprën penale “trafikim të lëndëve narkotike”, dhe aktualisht ndodhet në Burgun 303 në Tiranë.
Anetaret e grupit “Poter-Al” jane akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, që merreshin nga Holanda dhe Turqia dhe më pas dërgoheshin në Francë dhe Itali.
Një pjesë e tranzitit të heroinës kalonte nga Shqipëria për të arritur më pas në shtetin fqinj, Italinë.
Në maj të 2006-ës 40 persona të këtij grupi ranë në pranga në Itali, dhe më 23 maj të atij viti i gjithë grupi arrit të shkatërrohej nga policia.
Grupi drejtohej nga Ilir Koçiaj, ndërsa pjesëtarë ishin edhe: Xhiljano Xhoxhi, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi, Kozma Laçka dhe Robert Peçi. Kreu i grupit, Koçiaj u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vjet burg, Robert Peçi u dënua me 7 vjet burg, ndërsa gjithë pjesëtarët e tjerë me nga 10 vjet burg.
Add new comment