Tiranë, ekstradohen 2 shqiptarët të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi ditën e djeshme nga Spanja dhe Gjermania dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kështu, nga Spanja është ekstraduar Sokol Selda 32 vjeç nga Elbasani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me masëne sigurisë arrest me burg, për veprën penale “vraje me paramendim e mbetur në tentativë”.
Ndërsa nga Gjermania, është ekstraduar, Defrim Prekaj, 26 vjeç nga Peja, i dënuar me 2 vjet burg nga ana e Gjykatës së Tiranës, pasi ka falsifikuar dokumentat, duke bërë kërkesë në zyrat e gjendjes civile në Tiranë, për tu pajisur me pasaportë biometrike nën një identitet të rremë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 2 të arrestuarit e mësipërm i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Ekstradohet nga Spanja shqiptari 32 vjeçari shqiptar
Zyra e Interpol Tiranë, ekstradoi dje nga Spanja 32 vjeçarin shqiptar Sokol Sejda nga Elbasani i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë. Lidhur me këtë vepër penale, Gjykata e rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.
Sipas policisë, Sejda dyshohet se më datë 16 shkurt 2013 rreth orës 20:30 në një lokal në Elbasan, ka kanosur me një armë zjarri pistoletë dhe më pas ka plagosur rëndë me thikë shtetasin Albert A.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tirana me Interpol Madridin, Sokol Sejda është arrestuar më datë 30.04.2014 në qytetin e Barcelonës, në Spanjë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Ekstradohet nga Gjermani 26 vjeçari shqiptar i Kosovës
Po ashtu Zyra e Interpol Tiranë, ekstradoi dje nga Gjermania, 26 vjeçarin shqiptar të Kosovës, Dëfrim Prekaj, nga Peja, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës më datë 18.04.2013, e ka dënuar me 2 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave“.
Mësohet se Prekaj, më datën 25.04.2011, është paraqitur pranë Zyrave të Gjendjes Civile për të bërë pasaportë biometrike dhe ka deklaruar emrin Bruno K. dhe ku pas krahasimit të gjurmëve të gishtave ka rezultuar se deklarimi ishte i rremë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Add new comment