Tiranë, arrestohet grabitësi, i gjendet një armë pa leje

Arrestohet nga efektivet e komisariatit numër 5, Ernest Doda, person i shpallur në kërkim për grabitje.
Në momentin e arrestimit Ernest Dodës i është gjetur një pistoletë në brez, për të cilën dyshohet se është pa leje.
Arrestimi i tij, u bë në afërsi të Institutit Bujqësor, në Kamëz. Doda ishte shpallur në kërkim për grabitje me armë në bashkëpunim.
Add new comment