Thaçi: Qeveria, garantuese e zbatimit të Kontratës së Përgjithshme Kolektive.

Postuar në 18 Mars, 2014 15:32

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë garantuese e zbatimit të Kontratës së Përgjithshme Kolektive dhe do të sigurojë përmbushjen e të drejtave që ju takojnë punëtorëve”, tha sot kryeministri Hashim Thaçi. Në ceremoninë e nënshkrimit të Kontratës së Përgjithshme Kolektive, ai u shpreh se, jemi mbledhur këtu për të ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm për konsolidimin dhe modernizimin e tregut të punës së Kosovës. “Së bashku jemi këtu për të nënshkruar Kontratën Kolektive të Kosovës, i cili përfundoi tani si një akt juridik, që do të rregullojë raportet ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kjo marrëveshje është shumë e vlefshme për Kosovën, pasi është më e avancuar dhe më gjithëpërfshirëse sesa Ligji i Punës”, theksoi kryeministri Thaçi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.