Thaçi: Njohje edhe nga 5 vende të BE-së

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar të suksesshme vizitën e tij në SHBA.
Sipas tij, kjo ka qenë vizitë e suksesshme për afirmimin e shtetit të Kosovës. Në një intervistë dhënë RTK-së, kryeministri i vendit e ka veçuar takimin me presidentin e SHBA-së, Barack Obama.
“Presidenti Obama na ka garantuar për mbështetjen e tij të mëtejshme për Republikën e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, takimet në New Yrok janë shfrytëzuar edhe për shtimin e njohjeve. “Ne morëm këto ditë tri njohje. Mund t’ju garantoj se njohje të tjera pritet të vijnë, përfshirë edhe 5 vendet e BE-së”, ka thënë Thaçi.
PANORAMA
Add new comment