Tepelenë, policia kreh zonën për zbulimin e kanabisit.

Në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, krahas fushatve sensibilizuese që po zhvillohen në të gjithë territorin e qarkut, janë ndërmarrë dhe veprime operacionale që konsistojnë në kontrollin e territorit.Në këtë kontekst, gjatë dy ditëve të fundit janë zhvilluar fushata sensibilizuese në komunën Lopëz, Kurvelesh dhe në Komunën Qëndër Tepelenë , dhe vijon fushata edhe në komunat e tjera , si Qesorat e më pas në Luftinjë , Krahs, Buz , të rrethit Tepelenë. Po ashtu është ushtruar kontroll në disa zona të qarkut Gjirokastrës.
Nga krehja e territorit të komunës Qesorat të rrethit Tepelenë nuk u konstatua asnjë parcelë e mbjellë me bimë narkotike, por në vendin e quajtur “Buza” në fshatin Qesorat u konstatuan në një tokë të hapur rishtas 31 gropa, ku dyshohet se mund të jenë hapur për të kultivuar bimë narkotike.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë ushtruar kontrolle banesash tek disa persona të dyshuar, por nga kontrolli nuk u gjet asnjë farë apo kubik me bimë narkotike.
Add new comment