Tenton të vetëvritet në gjyq Asllan Patrioti, piu mbidozë ilaçesh zemre.

Ish-kreu i të përndjekurve politike në rrethin e Durrësit, Asllan Patrioti, ka tentuar të kryejë vetvrasje mesditën e sotme, në ambjentet e Gjykatës.
Patrioti kishte bërë kërkesë që masa e tij e sigurisë të ndryshonte nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për shkak të problemeve kardiake që ai ka.
Një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga prokurori i cështjes dhe gjykata, çka ka detyruar Patriotin qe ne sallen e gjyqit te konsumojë një sasi medikamnetesh të llojit trinitin më qëllim vetëhelmimin e tij.
Punonjësit e gjykatës e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime pranë burgut të Durrësit bënë me dije se, Asllan Patrioti, edhe më herët kishte tentuar të kryente vetvrasje në dhomat e paraburgimit.
Asllan Patrioti është prangosur nga policia nën akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Add new comment