Tenderi 20 milionë euro për TVSh, zbulohet fituesi

Postuar në 04 Qershor, 2013 03:57

Faksimile e procesverbalit të komisionit të tenderit për dixhitalizimin e TVSh, ku janë renditur kompanitë sipas pikëve dhe firmat e anëtarëve të komisionit

“Panorama” siguron procesverbalin me firmat, me fituesin kontrata duhet të lidhej më 31 maj. Firma gjermane “Rohde&Schwarz” vlerësohet e para.

Edhe pse në heshtje të plotë, tenderi 20 milionë euro për dixhitalizimin e Televizionit Publik ka aktualisht një fitues. Gazeta ka arritur të sigurojë procesverbalin e mbajtur nga komisioni i tenderit, ku janë vlerësimet për firmat konkurruese. Sipas dokumentit që botohet sot në gazetë, fituese e tenderit është firma gjermane “Rohde& Schwarz” me 88 pikë. Në vend të dytë është renditur firma “Ericcson AB”, me 79.5 pikë dhe në vend të tretë konsorciumi “NEC Eastern europe Ltd dhe Metalcom Inc”, me 77.5 pikë.

Në bazë të kësaj renditjeje, duket qartë se firma fituese është ajo gjermane. Burime dhe dokumente pranë Ministrisë së Inovacionit, e cila ka bërë edhe tenderin, tregojnë se garantimi i ofertës nga gjermanët është bërë nga prestigjiozja Deutsche Bank. Ditën e hapjes së ofertave firma kishte paraqitur edhe dokumentin për financim nga banka “Deutsche Bank” dhe agjencia e kredisë “Euler- Hermes”.

Sipas dokumenteve të tenderit, theksohej se ofertat, ashtu siç ndodhi, duhet të paraqiteshin në komision më datë 13 maj 2013, brenda orës 12:00. Më datë 17 do të bëhet listimi i konkurrentëve, dhe më datë 31 maj 2013 do negociohej dhe firmosej kontrata. Edhe pse data 31 maj tashmë ka kaluar, Ministria ende nuk e ka shpallur fituesin.

Gazeta “Panorama” ka arritur të sigurojë një kopje të procesverbalit të komisionit të tenderit, firmosur nga 6 anëtarët dhe kryetari i komisionit, ku vendosej renditja dhe shpallej fituese firma gjermane “Rohde& Schwarz”, por tenderi vazhdon të jetë i pambyllur zyrtarisht.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.