Taksitë 8+1 nesër protestë para Parlamentit, Kalaja: Politika të reflektojë.

Shoferët e taksive 8+1 kanë paralajmëruar një tjetër protestë ditën e nesërme. Protesta do të fillojë në orën 09:00 para godinës së Parlamentit. Kreu i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja,u ka bërë thirrje qytetarëve dhe shoferëve të autobusëve të bashkohen me protestën.
Ai ka kërkuar që deputetët dhe kryeministri të reflektojnë. “Vendi destabilizohet nga imponimi i qeverisë për protesta”- është shprehur Kalaja. Kreu i Bashkimit të Sindikatave ka theksuar se një nga kërkesat e protestuesve është ndryshimi i ligjit të vitit 1998 për taksitë.
Kalaja sqaron se për kërkesat e protestuesve janë vënë në dijeni edhe krerët e grupeve parlamentare.
Add new comment