Taksa absurde e doganës

Postuar në 28 Korrik, 2013 06:52

Çdo tregtar apo individ që importon mbi 1 mijë euro produkte do të paguajë shumë shpejt në doganë, veç taksave për shtetin, edhe një tarifë shtesë 39 euro.

Paratë nuk i shkojnë buxhetit, por një kompanie private të përzgjedhur nga qeveria. Dy muaj para zgjedhjeve, Qeveria në ikje miratoi një koncesion që ja jep skanimin e kontenierëve në dogana një kompanie me emrin 'S2 Albania'.

Shërbimi transferohet si monopol, ndërsa ligji detyron me forcë tregtarët dhe individët të paguajnë tarifën, edhe atëherë kur nuk e marrin shërbimin.

Kodi doganor i kufizon doganat të mos skanojnë më shumë se 12 për qind të kontenierëve. Por Qeveria e ka vendosur tarifën mbi të gjithë, edhe për ata që nuk skanohen. Madje përmes një manovre tjetër ligjore, tregu është zgjeruar edhe më shumë.

Fillimisht kur ligji kaloi në Parlament përcaktohej se tarifa do të paguhej nga kontenierët dhe automjetet e tjera në doganë. Por në kontratën koncesionare kjo është ndryshuar dhe detyrimi është vendosur mbi deklaratat doganore. Përmes këtij ndryshimi të ardhurat e privatit rriten me disa herë, sepse një kamion mund të ketë deri në 20 e madje më shumë deklarata njëherësh.

Si rezultat, në shumë raste, koncesioni prodhon edhe paradokse duke bërë që tarifa e arkëtuar nga privati të jetë disa herë më e lartë se taksat që merr shteti. Sipas Ministrisë së Financave, nga ky koncesion privati do përfitojë 12.5 milionë euro në vit. Por disa ekspertë thonë se kostoja të jetë shumë më e lartë, deri në 20 milionë euro në vit.

Jaka: Po paguajmë taksa shtesë për kompanitë e ministrave

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.