Tajsoni i Shqiptarëve: Nuk tolerojmë gjakun që kemi derdhur, e mbrojmë

Postuar në 05 Korrik, 2014 14:04

Nuri Seferi, boksieri që ngre lart flamurin Kombëtar nëpër arenat ndërkombëtare nëpërmjet rrjetit social Facebook ka akuzuar policinë Maqedonase pas dhunës së ushtruar dje kundër protestuesve shqiptarë për rastin “Mostra”.

Gjithashtu theksoi, se Shqiptarët janë në tokën e tyre amtare, se për cdo pëllembë të kesaj tokë është derdhur gjakë dhe nuk mund të qëndrojmë urtë duke shikuar sesi shkelet gjaku dhe nderi i Shqiptarëve.

Ja dhe postimi i tij

Sot me vëmendje jam duke shikuar ngjarjet në Shkup që vërtet janë të dhimbshme. Po ushtrohet terror i vërtet nga policia sllave ndaj protestuesve Shqiptar që filluan shumë qetë protestën kundër rastit Monstra.

Kërkoj që sa më shpejt të reagoj Politika Shqiptare kundër kësaj dhune që behët ndaj Shqiptarve , Kërkoj që masat e rendit të qetësojnë situatën në çdo anë të Shkupit.
Shqiptarët protestuan për drejtësi ,

Por kjo që behët kundër Shqiptarve është një terror i vertët që nuk e dëshiron asnjë qytetar i vendit. Këto ngjarje na kthejnë disa vite mbas , Kjo dhune i ngjan regjimit fashist të Milloshevicit e Karagjicit që dikur ushtonin mbi Popullin Shqiptar. Duket që ajo urrejtje e ati regjimi të egër është trashiguar dhe sot me 4 Korrik e shohim të njëjtën në Shkup.

Shqiptarët janë në trojet e veta amtare , Çdo pëllembë të kësaj Shqiptarie e kemi mbrojtur me gjak dhe nuk dot tolerojmë që të qëndrojmë urtë duke shikuar si shkilet mbi gjakun dhe nderin e Shqiptarve...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.