Tahiri rreth 6 orë raportim në Komisionin Hetimor: Emërimi i Didit sipas ligjit.

Për rreth 6 orë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i është përgjigjur sot anëtarëve të Komisionit hetimor lidhur melëvizjet në Policinë e Shtetit, ku ndër të tjera deklaroi se emërimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit është bërë sipas ligjit.
I pranishëm në Komisionin Hetimor për hetimin e largimeve, lëvizjeve dhe emërimeve në Policinë e Shtetit për periudhën Shtator 2013-Janar 2014, Ministri i Brendshmë Saimir Tahiri tha se shifrat ushtojnë më shumë se zëri im dhe dëshira ime. “Emërimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit është bërë me kërkesë timen. Drejtori i Policisë së Shtetit nuk ka asnjë “kritikë” në punën e tij, përkudrazi ka marrë edhe disa medalje. Emërimet e Drejtorëve të qarëqeve janë bërë në kosnultim dhe me Ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe konoform ligjit, ndërsa për lëvizjet e tjera të realzuara mbas emërimit të Didit janë në kosultim, por për këtë duhet të pyseni vetë nënshrkuesin e emërimit të tyre”, theksoi Tahiri.
Ministri Tahiri u pyet për gjendjen e krimit dhe rendit, për të cilën Tahiri garantoj se shifrat tregojnë një sukses të Policisë, ndërsa i kujtoi pjesëtarëve të Komisionit se qëllimi i Komisionit ishin burimet njerëzore.
Në fund të debatit që zgjatit thuajse 6-të orë, Zv/Kryetari i Komisionit, Deputeti PS-së, Taulant Balla kërkoi që të nisej faza e përpilimit të raportit, c’ka u refuzua nga deputetët e opozitës të cilët theksuan se ka fakte të reja në dobi të komisionit të cilat do referohen në mbledhjet e ardhëshme.
Më parë në komision kanë dëshmuar si të njohur me fakte, Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe një pjesë e mirë e punonjësve aktuale, por dhe ish-punonjësve të Policisë së Shtetit.
Add new comment