Tahiri e Cani inspektojnë Portin e Durrësit për parametrat e sigurisë.

Postuar në 18 Maj, 2014 10:53

  Stacioni i policisë kufitare në portin e Durrësit u inspektua gjatë ditës sotme nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani. Qëllimi i këtij inspektimi ishte njohja nga afër me parametrat e sigurisë në terminalin e portit të Durrësit, i cili është ndër më të rëndësishmit në vend dhe gjatë kësaj periudhe përballet me një fluks pasagjerësh dhe mallrash.
 
Ministri Tahiri teksa refuzoi të komentoje sekuestrimin e një sasie prej 47 ton cigaresh kontrabandë në këtë port, u ndal tek nevoja e rritjes së sigurisë në këtë pikë kufitare, e cila sipas tij duhet të jetë e hapur për qytetarët dhe e mbyllur për trafiqet.
 
Në të njëjtën linjë me Tahirin ishte edhe ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili ndër të tjera u shpreh se bashkëpunimi mes ministrisë që ai drejton dhe Ministrisë së Brendshme është mjaft i ngushtë dhe produktiv.
 
Dy ministrat premtuan se inspektimet në pikat kufitare do të jenë më intensive në të ardhmen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.