Të shtëna me armë zjarri nga Lazarati, plagosen dy të rinj nga pumbat qorrë në Derviçan

Postuar në 25 Shtator, 2013 03:56

Plumbat qorrë të ardhur nga Lazarati kanë lënë të plagosur dy të rinj nga Derviçani, fshat vetëm 5 km nga Lazarati, mbrëmjen e sotme.

Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se dy të rinjtë kanë qenë së bashku kur janë plagosur aksidentalisht nga plumbat qorrë që vinin prej të shtënave në Lazarat.

Spiro Kolla, 18 vjeç dhe Fotaq Ksera, 19 vjeç janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Kjo nuk është hera e parë që njerëz mbeten të plagosur për shkak të plumbave qorrë që vijnë nga fshati i Lazaratit, banorët e të cilit e ndjekin këtë praktikë për të ruajtur prodhimin e tyre me bimë narkotike. Në muajin gusht mbeti e plagosur nga plumbat qorrë një vajzë 26- vjeçare, banore e lagjes ‘Zinxhir’ nga qyteti i Gjirokastrës.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.