Spiropali: Doganat rezultat historik në dhjetor

Postuar në 06 Janar, 2014 11:41

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se ka arritur në dhjetor rezultatin më të mirë historik në mbledhjen e të ardhurave, duke realizuar planin me 129 për qind.

“Në dhjetor 2013, administrata doganore ka arkëtuar për shtetin shqiptar 4.2 miliardë lekë ose rreth 40 milionë dollarë më shumë se dhjetor 2012. Rezulton se në tremujorin tetor-nëntor-dhjetor 2013 janë arkëtuar rreth 60 milionë dollarë më shumë se në të njëjtët muaj të vitit paraardhës”, tha Elisa Spiropali, drejtoreshë e përgjithshme e doganave.

Spiropali tha se ecuria pozitive e të ardhurave në administrimin e ri të doganave nuk është e rastësishsme, por lidhet, sipas saj me luftën ndaj evazionit dhe shkëputjes së lidhjeve korruptive.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.