Sondazhi, Rama: Fitorja në Tiranë, e thellë

Fitorja në Tiranë do të jetë e thellë. Kështu shkruan kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në Twitter, ndërsa lajmëron edhe përfundimin e përpunimit të të dhënave të sondazhit të sapoperfunduar per për Tiranën.
“Në Tiranë pas një dite të jashtëzakonshme. Qershia mbi tortë të dhënat e sondazhit të sapopërfunduar për kryeqytetin! Do jete e thelle:-)”- shkruan Rama.
Gjatë ditës kreu i PS-së ka zhvilluar disa takime elektorale, ndërsa së fundi u ndal në Kavajë në “Këndin e Fjalës, ku pati një bashkëbisedim me banorë të këtij qyteti.
PANORAMA
Add new comment