Siguria rrugore, qeveria paketë me 60 masa ligjore dhe administrative

Qeveria shqiptare ka paraqitur sot një paketë me 60 masa ligjore dhe administrative për rritjen e sigurisë rrugore. Gjatë një aktivitetit të zhvilluar për sigurinë rrugore, kryeministri Edi Rama ka theksuar se kjo paketë do të konsultohet më parë me publikun përpara se të nisë zbatimi.
“I mbetemi bindjes sonë se siguria rrugore është rezultat i shumë aspekteve dhe ndërveprimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve. Rrugët në Shqipëri janë kthyer në kanale kulluese të parave të taksapaguesve në funksion të korrupsionit dhe të triumfit partiak në funksion të fushatës së radhës na ka sjellë në një situatë ku rrrugët janë në gjendje kritike. Nga Shqipëria përkujtimoret e aksidenteve buzë rrugëve, janë dy paralee të luftrave se aksidentet ku kanë humbur jetën familje të tëra por edhe grupe të rinjsh. Falenderoj ministrat Tahiri dhe Haxhinasto të cilët në këta muaj kanë bashkëpunuar intensivisht edhe me përfaqësues të sektorit të ndryshëm që lidhen me sigurinë rrugore për të shkruar paketën e re ligjore të sigurisë rrugore. Një paketë ligjore dhe administrative që përfshin 60 masa të reja që kanë nevojë për një konsultim publik përpara se të kthehen në një instrument të ri për të rritur nivelin e sigurisë rrugore. Qeveria jonë është shumë e vendosur për të ndërmarrë një hap të rëndë në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi më tej se rrugët e ndërtuara gjatë këtyre viteve jo vetëm që nuk e kanë afruar Shqipërinë me BE-në por e kanë kthyer atë me shpinë nga Bashkimi Europian.
“Këto rrugë nuk ka lidhje me Bashkimin Europian por as me vendet jashtë BE-së që janë në rajon dhe një shembull është pjesa e rrugës së kombit nga ajo anë e kufirit dhe pjesa nga ana tjetër e kufirit. Nga Rruga e Kombit rrugë kemi një gropë në buxhet por një grop edhe në qarkullim ndërsa nga ana tjetër një rrugë me të gjitha standartet e BE-së. Sot ndodhemi si shoqëri në një situatë tërësisht dramatike. Cilësia e rrugëve tona mbetet shumë e ulët ndërsa pjesa më e madhe e atyre që kanë ndërtuar rrugët janë të papaguar. Rrugët kanë mbetur rrugëve dhe një shtet të tërë që ndodhet në mes të rrugës. Kjo është një situatë dramatike dhe një këmbanë alarmi jo për qeverinë dhe policinë pasi ato janë të alarmuara por për të gjithë shoqërinë”, shtoi ai.
Sipas Ramës, numri i aksidenteve nga viti 2012 në vitin 2013 kap një shifër të frikshme kurse që nga muaji shtator e deri sot, ka një numër të ulët sepse përvec ndalimeve në kuadër të shkeljes së rregullave të qarkullimit ka pasur dhe arrestime.
“Po ka 21 të vdekur më pak në aksidente, ka 5 të pagosur më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, 19 të plagosur më lehtë më shumë krahasuar me një vit më parë. E pra ne nuk i fshehim shifrat, nuk u trembemi të vërtetave.
Janë 37 mijë masa administrative që janë marrë krahasuar me një vit më parë. Nga 16 shtatori i viti 2012 deri në 24 Janar të vitti 2013, ka një shifër të frikshme, asnjë ndalim për pije alkoolike, zero. Kurse nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot janë 292 arrestime vetëm për pije alkoolike në këtë periudhë”, u shpreh ai.
Ndërsa Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto theksoi se kjo paketë alokon më shumë resurse për vetë përdoruesit e rrugës dhe realizon politika e reja të qeverisë në infrastrukturë.
“Masat që ne propozojnë mbrojnë pronën shtetërore. Ky plan alokon më shurë resurse për vetë përdoruesit e rrugës dhe në drejtim të përmirësimit të procesit të marrjes së patentave, në një proces transparent dhe të zhveshur nga korrupsioni. Paketa e sotme vendos një marrëdhënie të re me kompanitë e sigurimeve që do të jenë bashkëshoqëruese në këtë plan. Kjo paketë realizon edhe një sërë politikash të reja të kësaj qeverie në drejtim të infrastrukturës . Kjo paketë vendos standartet e duhura ku sinjalistika do të jetë në vendin që meriton, një ngritje të një sistemi të mirëmbajtes së rrjetit tonë rrugor, në forcimin e shërbimit të transportit ndërqytetas me autobuzë të sigurtë, në rigjallërimin e transportit hekurudhor për të alokuar edhe fondet e duhura”,- u shpreh Haxhinasto.
Ndërsa Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka prezantuar gjatë fjalës së tij, masat e marra nga institucioni që drejton për një siguri më të madhe rrugore, duke kujtuar që nga gjobat për shkelësit e rregullave, ndëshkimin për drejtuesit që kapen në shkelje të rregullave, duke thënë se për fat të keq, gjykata jo gjithmonë është përgjigjur.
Shqip
Add new comment