Shtyhet sërish gjyqi ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Mziu.

Postuar në 31 Mars, 2014 10:34

Shtyhet sërish gjyqi ndaj kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera duke shkelur përkatësisht nenin 41 të kodit penal.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të ri të të pandehurit tjetër në këtëproces, Bujar Loshi, për t’u njohur me aktet ligjore me të cilat prokuroria mbështet akuzën ndaj tij.

Ndërkohë, në seancën e ardhshme që pritet të zhvillohet ditën e premte gjykata do të shprehet edhe mbi kërkesën e drejtorit juridik të Bashkisë së Kamzës, Atli Hoti, për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Kreu i Bashkisë së Kamzës dhe dy zyrtarët e tjerë të pushtetit lokal akuzohen për abuzime me tenderin e rrugës Laknas – Valias, ndërsa më parë Mziu ka deklaruar se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili po gjykohet në gjendje të lirë me vendim të gjykatës së apelit, u arrestua më 20 dhjetor nga Policia e Tiranës nën akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë (neni 248 i kodit penal). Nën akuzë janë edhe dy punonjës të Bashkisë Kamëz, Atli Hoti, Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Bujar Loshi, Drejtor i Drejtorisë së Taksave në këtë Bashki.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.