Shtabi i Ushtrisë reagon për ngjarjen në Librazhd: Vështirë të kontrollohet imtësisht terreni.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shprehin ngushëllime të thella familjarëve të Arben Doskut i cili humbi jetën sot dhe Lavdrim e Alfred Dosku që mbeten të plagosur në fshatin Zgarë të Librzhdit.
Forcat e Armatosura kanë bërë dhe do të vazhdojnë të bëjnë të pamunduren për të shmangur ngjarje dhe incidente të këtij lloji me pasojë humbjen e jetëve njerzore apo dëmtimin e banorëve, por vërjnë me shqetësim se shumë pak bëhet nga pushteti lokal.
FA përmes ruajtjes, patrullimit, vëzhgimit, vendosjes së shenjave të domosdoshme dhe fushatave sensibilizuese si dhe në bashkëpunim me pushtetin lokal përpiqen maksimalisht të shmangin këto ngjarje. Pavarësisht këtyre masave bëjmë me dije se është i pamundur kontrolli fizik i imtësishëm dhe i vazhdueshëm i këtyre zonave të thella që dikur kanë shërbyer si poligone asgjësimi. Shtabi i përgjithshëm i FA siguron opinionin publik se në këtë zonë nuk zhvillohet proces demilitarizimit pasi ky process ka përfunduar që në shtator të vitit 2012, megjithatë kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm.
Add new comment