Shqiptarët, rekordmenë për krime në Greqi

Postuar në 03 Qershor, 2013 09:55

Shqiptarët janë komuniteti më i madh i huaj që jeton në Greqi, prej vitit 1992. Por prej viti 1998, shqiptarët janë gjithashtu të parët sa u takon numrit të krimeve që kryhen çdo vit në vendin fqinj nga emigrantët.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Agimit të Artë, Elijah Panayiotaros, Ministria e Rendit Publik ka publikuar tabelën e numrit të krimeve që janë kryer nga shtetasit e huaj në Greqi.

Nga viti 1998 deri në 2012, rezulton se, shqiptarët kanë kryer mbi 3 mijë krime çdo vit. Mediet greke raportojnë se krimet e kryera nga shqiptarët shpesh kanë tronditur opinionin publik. Nga vitit 1998 deri në vitin 2012, shqiptarët janë autorë të 64 939 krime.

Aktet kriminale të emigrantëve në Greqi janë rritur shumë në vitet e fundit. Në 2012 janë regjistruar 20 265 krime ndërsa në 1998 ky numër ishte 6 094. Pas shqiptarëve, vijnë emigrantët nga Rumania, Bullgaria dhe Rusia. Ndërsa prej vitit 2005, janë rritur ndjeshëm krimet e kryera nga irakenët dhe pakistanezët. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.