Shqipëri-Kosovë, armëpushim për tregtinë

Postuar në 16 Janar, 2014 03:45

Krijimi i lehtësive fiskale për bizneset kosovare në vendin tonë dhe anasjelltas, synon t’u japë fund mosmarrëveshjeve tregtare mes dy vendeve.Pritet që brenda kësaj jave,ministri i Financave, Shkëlqim Cani, të udhëtojë drejt Kosovës për të konkretizuar me homologun e tij në terma teknikë, marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë në Prizren. Bisedimet do të fokusohen kryesisht në sistemin doganor dhe atë të taksave, çka pritet të lehtësojë shkëmbimet tregtare midis dy vendeve. Për një trajtim më specifik nga ana fiskale të produkteve që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë, në krahasim me ato të importuara nga vendet e tjera të rajonit apo më gjerë, u kërkua konkretisht dhe në fund të vitit të kaluar nga sipërmarrësit kosovarë. Edhe pse shpeshherë është hedhur ideja e një tregu të përbashkët midis dy vendeve dhe eliminimit të barrierave tregtare, “konfliktet” kanë qenë tepër prezente midis dy vendeve. Kryesisht këto problematika janë shënuar në sistemin doganor për produkte si çimento, patate apo miell, por dhe atë të kontrollit të cilësisë së ushqimeve, ku ndër më të spikaturit ishte ai i pak muajve më parë për qumështin. Megjithatë, sipas komunitetit të biznesit, nga këto mosmarrëveshje po përfitojnë prodhuesit e vendeve të tjera të rajonit. 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.