Shpërthimi i granatës në Librazhd, Ushtria: Në atë zonë s`bëhet demontim.

Postuar në 29 Mars, 2014 12:58

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Librazhd ku një shtetas mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një granate në një ish zonë ushtarake ku ishte bërë demontim.
Shtabi i FA shpreh ngushëllimet familjarëve të Arben Doskut që mbeti i vdekur nga shpërthimi i granatës.
“Do të bëjmë të pamundurën për të shmangur të tilla incidente megjithëse vërejmë shqetësim se bëhet shumë pak nga pushteti lokal”, thekson ushtria.
Sipas saj, është i pamundur kontrolli fizik i imtësishëm i këtyre zonave megjithëse në vendin ku ka ndodhur ngjarja e sotme nuk bëhet proces demilitarizmi.
Arben Dosku mbeti i vdekur teksa kërkonte skrap ndërsa u plagosën Alfred dhe Lavdrim Dosku, kushërinj të tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.