SHOKUESE/ Sarandë, mësuesi rreh nxënësin barbarisht

Një video po shokon rrjetet sociale në vend që nga dita e publikimit për herë të parë nga një faqe në facebook Sarandaweb. Në video shfaqet një mësues që rreth barbarisht një nxënës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një shkolle 9-vjeçare në Sarandë, pikërisht në shkollën “9 Tetori” dhe akti makabër i mësuesit është filmuar nga një prej nxënësve të pranishëm. Video e cila po qarkullon në rrjetet sociale akoma nuk ka sjellë ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet policore të qytetit jugor, ndërkohë që nuk dihet nëse prindërit e nxënësit në fjalë kanë ngritur denoncim ndaj mësuesit të dhunshëm. E vetmja gjë që mund të komentohet mbi këtë video është fakti që në shkollat tona ushtrohet dhunë fizike.
Per te pare videon klikoni kete link: https://www.facebook.com/photo.php?v=564723133602748¬if_t...
Në një raport të publikuar pak javë më parë nga UNICEF në shkollat shqiptare e bërtitura zë vendin e parë, si mënyra më e aplikuar e dhunës ndaj nxënësve, e ndjekur nga shkulja e veshit, ofendimet. Ndërsa në fund renditet goditja dhe epitete fyese. Gjatë një studimi të kryer nga UNICEF në 550 shkolla në qytete dhe fshatra rezultoi se nxënësit meshkuj janë më të dhunuar nga mësuesit. Niveli më i ulët i dhunës është konstatuar në shkollat e Korçës dhe Librazhdit, ndërsa mësuesit e Lezhës, Vlorës dhe Tiranës janë më të dhunshmit me nxënësit. Gjate prezantimit të raportit, ministria e Arsimit deklaroi se këtij fenomeni duhet t’i jepet fund në shkolla.
Mapo
Add new comment