Shkodër, qëllohet me plumb në kokë 48-vjeçari.

Postuar në 21 Mars, 2014 03:46

Plagoset me armë zjarri një 48-vjeçar në Shkodër. Policia informon se shtetasi Ndue Cini është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në vendin e quajtur “Ura e Trenit”, rreth ores 22.50.
Sipas të dhënave të policisë, mësohet se 48-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë.
Në gjendje të rëndë i plagosuri është dërguar në spital me automjetin e tij, ndërsa policia thotë se ka nisur hetimet për ngjarjen.
Burimet nga policia kanë thënë se 48-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital ndërsa ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave të krimit të rëndë.
Forcat e policise mesohet se kane ngritur postblloqe ne te gjithe zonen me qellim lokalizimin e autoreve te krimit.
Sipas te dhenave te deritanishme rezulton se 48-vjecarit i eshte bere atentat me arme prane baneses se tij ku po kthehej me automjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.