Shkodër, përpihet nga flakët magazina e bimëve mjekësore.

Postuar në 07 Maj, 2014 13:57

Pika më e madhe grumbullimit të bimëve mjekësore në veri të vendit e pikërisht ajo në fshatin Palvar të Shkodrës është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Rreth 200 ton bimë me vlerë 300 mijë USD, sipas pronarit të saj, janë djegur dhe zjarrfikësit që kanë mëse 7 orë në vendngjarje për të shuar flakët, po përpiqen që zjarri të mos përhapet në magazinën e dytë ngjitur me të parën.

Korrespodenti  i “A1Report!”  Elvis Nabolli, nga Shkodra, njoftoi se “janë katër zjarrfikëse që po përpiqen të shuajnë flakët, dy nga Shkodra dhe dy nga Kopliku. Flakët mendohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Sipas pronarit të magazinës, Haxhi Ysaj, dëmi është shumë i madh, mbi 200 tonë bimë janë shkrumbuar, kurse një pjesë tjetër është dëmtuar nga tymi dhe uji. Dëmi llogaritet mbi 300 mijë dollarë.

Sipas shefit të zjarrfikësve, Zamir Tahiri, shuarja e flakëve është shumë e vështirë, sepse zjarri riindizet në vatra të reja dhe është vështirë për ta lokalizuar.”

Pranë magazinës ndodhet dhe një tjetër dhe zjarrfikësit janë duke u përpjekur më shumë që flakët të mos përhapen edhe atje.

Edhe Prefekti i Shkodrës edhe Shtabi i Emenrgjencave janë në gatimshmëri për çdo nevojë që do të paraqitet,”- përfundoi korrespodenti.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.