Shkodër, invalidëve të punës iu bllokohet transporti publik falas.

Postuar në 28 Maj, 2014 08:06

Invalidëve të punës në Shkodër iu bllokohet sërish udhëtimi falas në transportin publik. Kryetari i kësaj shoqate, Muhedin Pirani bëri me dije për mediat se autobusët kanë vendosur lajmërime që nuk lejohen udhëtime falas për këtë shtresë.
 
Kjo masë sipas tij do të sjellë më shumë pasoja për invalidët, të cilët me të ardhurat minimale që kanë do të detyrohen të mos lëvizin për të kryer as nevojat më jetike.
 
Fenomeni në fjalë po përsëritet sipas tij dhe as bashkia e as Shoqata e Transportit nuk reagojnë.
 
Ndërsa ky problem përsëritet, për invalidët e Shkodrës problematikat sipas Piranit janë të shumta.
Gjithsej në të gjithë qarkun janë 1200 invalidë të penalizuar nga mos kompensimi i këtij transporti, ndërsa sipas përllogaritjeve në ditë lëvizin mbi 60 invalidë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.