Shkodër, asgjësohen 5941 rrënjë kanabis të mbjella në 25 parcela

Rreth 5941 rrënjë bimë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar ditën e sotme në Shkodër. Në vijim të operacioneve antikanabis, forcat e policisë së Shkodrës kanë evidentuar 25 parcela të mbjella me bimë narkotike, të llojit kanabis sativa. Sipas policisë së Shkodrës bima narkotike ishte e mbjellë në parcela të 4 fshatrave të Shkodrës.
Kështu bima narkotike e asgjësuar ishte mbjellë në:
- Fshati Vasiaj, Komuna Shllak me 9 parcela, gjithsej 3440 bimës kanabis sativa.
- Fshati Mazrrek, Komuna Guri i Zi me 6 parcela, gjithsej 370, bimë kanabis sativa.
- Vau-Dejës, me 6 parcela, gjithsej 666, bimë kanabis sativa.
- Vig Mnelë, me 4 parcela, gjithsej 1465, bimë kanabis sativa.
Add new comment