Shkodër, arrestohet 14-vjeçari, vodhi një TV plazma, e shiti për 1.000 lekë

Një adoleshent me inicialet E.H është arrestuar ditën e djeshme nga ana e policisë së Shkodrës për vjedhjen e një televizori plazma “Philips”.
Nisur nga mosha e mitur dhe në konsultim me Prokurorin e çështjes 14-vjeçari E.H po ndiqet në gjendje të lirë nga policia.
Nga policia mësohet se pasi e kishte vjedhur televizorin e kushtueshëm ia kishte shitur një personi tjetër për vlerën deri diku qesharake të 1.000 lekëve.
Vjedhja është bërë në banesën e S.Gj.,24 vjeç në Fshatin Dobrac të Shkodrës. Pas hetimeve policia ka sekuestruar edhe televizorin e vjedhur
Add new comment