Shembet ndërtesa, 32- vjeçari vdes në rrënoja

Pas më shumë se dy orësh është gjetur trupi i pajetë i 32- vjeçarit, Mitush Rama, i cili humbi jetën në rrënojat e një ndërtese të braktisur.
Viktima ishte duke nxjerrë skrap me matrapik në momentin kur ndërtesa e braktisur është shembur.
Ndërtesa e shembur është në Kombinat, tek ish TEC-i, dhe kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar se para shembjes aty gjendej një person.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dhe ka punuar për identifikimin dhe më pas nxjerrjen e trupit të pajetë nga rrënojat.
Shembja e ndërtesës së braktisur 3-katëshe dyshohet se ka ardhur si pasojë e punimeve me matrapik për nxjerrjen e skrapit.
PANORAMA
Add new comment