SHBA, Rama takohet me çiftin Klinton

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Nju Jork është takuar me ish-Presidentin e SHBA-ve, Bill Klinton dhe ish-Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton.
Rama në “Twitter” e për shkruan takimin ne çiftin Klinton “emocionues” dhe i cilëson ata “miq të mëdhenj” të vendit tonë. Mëngjes i bukur në Nju Jork. Bisedë e ngrohtë me Sekretaren Klinton, takim emocionues me Presidentin Klinton. Dy miq të mëdhenj të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar ditën e sotme në hapjen e konferencës së organizuar nga Iniciativa Globale Klinton, që mbahet këto ditë në Nju Jork. Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Klinton e vuri theksin tek ato iniciativa që synojnë të rrisin pjesëmarrjen e gruas në politikë, që respektojnë të drejtat e njeriut, por edhe tek disa projekte që synojnë të promovojnë energjinë e rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Rama pati mundësi të zhvillojë edhe një takim të shkurtër me Presidentin Klinton dhe Kryeministrin Thaçi, gjatë të cilit Rama e falënderoi Presidentin Klinton për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ai ka dhënë për shqiptarët gjatë presidencës së tij.
SHEKULLI
Add new comment