SHBA dërgon në Shqipëri një mision vëzhgimi të nivelit të lartë politik

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Gara - Zgjedhjet e qershorit kanë një rëndësi të veçantë për shkak se PD kërkon një mandat të tretë qeverisës.
Integrimi - Vijimi i procesit të integrimit është gjithashtu i lidhur ngushtë me mbajtjen e zgjedhjeve brenda standardeve
Ndërkombëtarët - Opozita, por edhe mazhoranca kanë kërkuar për këto zgjedhje trupa të gjerë vëzhguesish ndërkombëtarë.
Uashingtoni
Grupi kryesohet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike Amerikane. Sot, publikimi i raportit parazgjedhor
Fatjona Mejdini
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Dean - Guvernatori Howard Dean i cili drejton delegacionin e NDI-së është një personalitet i shquar amerikan, pjesë e garës për zëvendëspresident në këtë vend në vitin 2004
Clinton - Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Clinton, deklaroi nga salla e Kuvendit shqiptar pak muaj më parë se SHBA kërkonte zgjedhje të lira dhe transparente nga Shqipëria
Riker - Zëvendësndihmësi sekretari amerikan i Shtetit, Filip Riker, gjatë një vizite që zhvilloi pak javë më vend, theksoi se zgjedhjet e qershorit do të ishin një test për institucionet shqiptare.
Arvizu - Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar se do të jetë në monitorim të rreptë të zgjedhjeve shqiptare, dhe mund të përvesh përsëri mëngët gjatë procesit të numërimit të votave.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërgojnë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet e 23 qershorit, një mision të përbërë nga zyrtarë të rëndësishëm në nivele të larta. Misioni i parë i organizuar nga Instituti Demokratik Amerikan kryesohet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike Amerikane, Howard Dean, ish-kandidat për president dhe guvernator për 7 mandate i shtetit të Vermontit. Shqetësimi i shprehur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet shqiptare tashmë është kthyer në aksion. Një mision i posaçëm i përbërë nga zyrtarë të lartë amerikanë ka mbërritur në Shqipëri katër ditë më parë për të parë nga afër problematikën parazgjedhore në vend, përmes ombrellës së Institutit Demokratik Amerikan (NDI). Ky mision i përbërë nga figura të larta të institucioneve amerikane do të paraqesë paraditen e sotme një raport për sa i përket situatës në vend. Ai ka në përbërjen e tij figura si guvernatori Howard Dean, ish-kryetari i Komitetit Kombëtar të Demokratëve në SHBA, Ellen Weintraub, Kryetarja e Komisionit Zgjedhor Federal të SHBA, Lousewies Van der Laan, njëkohësisht Presidente e Aleancës Demokratike Liberale Europiane, si dhe Robert Benjamin dhe Ana Kadovic nga NDI. Ky mision pritet të vëzhgojë nga afër zgjedhjet shqiptare dhe po kështu të nxjerrë raporte periodike në lidhje me zgjedhjet. Ai do të funksionojë si një strukturë e pavarur nga trupat e tjerë të vëzhgimit siç janë ata të OSBE/ODIHR-i dhe vëzhguesit e Bashkimit Europiane. Delegacioni ka zhvilluar gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri takime të shumta me aktorët dhe faktorët zgjedhorë, ku përfshihen dhe kreu i opozitës, Edi Rama, Kryeministri Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo është hera e parë që një institut si NDI ngre një strukturë të tillë monitoruese për zgjedhjet shqiptare, risi e cila ka ardhur për shkak të ndjeshmërisë të lartë parlamentare shqiptare të 23 qershorit.
Takimet
Zyrtarët e lartë amerikanë kanë preferuar të mos bëjnë shumë bujë mediatike në lidhje me takimet dhe hulumtimet që kanë bërë gjatë pesë ditëve të fundit në vend. Ditën e djeshme, zyra e shtypit të Kryeministrit Berisha njofton për takimin e Berishës me këtë mision. Sipas njoftimit, Berisha e ka garantuar misionin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por ai ka theksuar se nuk mund të kënaqte interesat e kreut të opozitës, Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit për bllokim dhe minim të procesit të zgjedhjeve. “Kryeministri theksoi se z. Rama, po përgatit skenarin e kontestimit të zgjedhjeve duke bërë akuza të pabaza apo duke bllokuar vendime të rëndësishme, siç ishte rritja e shpejtësisë së numërimit nëpërmjet rritjes së numrit të ZAZ-ve apo bllokimi i shpërndarjes së mandateve. Kryeministri shprehu shpresën që opozita do të përfshihet me vullnet të mirë në procesin zgjedhor dhe do të heqë dorë nga bllokimi, por nënvizoi se deklarimet paraprake të zotit Rama që vënë në pikëpyetje njohjen e rezultatit, minojnë interesin publik për një proces zgjedhor të gjithëpranuar”, theksohet në njoftimin për shtyp të shpërndarë pasditen e djeshme. Nga ana tjetër, kreu i misionit, guvernatori amerikan, Howard Dean, i kërkoi Kryeministrit rritjen e përpjekjeve për transparencë në zgjedhje dhe po kështu për përfshirjen e sa më shumë grave në listat e kandidatëve për deputet.
Sensibiliteti
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe lufta kundër korrupsionit janë kërkesat kryesore që diplomacia amerikane ka vendosur ndaj Shqipërisë. Këto mesazhe u theksuan nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, në vizitën që zhvilloi në Shqipëri në 1 nëntor dhe ato janë përsëritur nga të gjithë zyrtarët amerikanë për Shqipërinë.
Deputetja e PS
Leskaj: Shtetet e Bashkuara kanë rritur interesin për zgjedhjet
Kryetarja e Komisionit për Median, deputetja socialiste, Valentina Leskaj, ishte një nga përfaqësueset e opozitës, e cila pati rastin të zhvillonte pak ditë më parë një takim me misionin amerikan. Në një prononcim për “Shqip” e pyetur për këtë takim, Leskaj theksoi se për të, SHBA kishte rritur interesin për zgjedhjet shqiptare, duke iu referuar dhe këtij misioni të përbërë nga personalitete të larta amerikane. “Ajo që shoh është interesi i veçantë dhe ndjeshmëria që ka faktori ndërkombëtar për zgjedhjet që priten në vend. Kjo duket dhe nga personalitetet e rëndësishme të misionit të NDI-së”, theksoi Leskaj. Nga ana tjetër, Leksaj theksoi se kjo ndjeshmëri e shtuar duhet të ndihej dhe aktorët politikë në vend dhe kryesisht qeveria e cila ishte e përfshirë drejtpërdrejt në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve. “Ky mision është një element garancie dhe sigurie për më shumë monitorim për zgjedhjet. Shpresoj që ky sensibilitet i lartë të kuptohet dhe të ndihet edhe nga veshët e atyre që nuk dëgjojnë”, theksoi Leskaj në prononcimin për “Shqip”. Burimet bëjnë të ditur se misioni ka zhvilluar një takim dhe me kreun e PS-së, Edi Rama, ku është folur gjerësisht për monitorimin e zgjedhjeve shqiptare të 23 qershorit. Opozita, në mënyrë të herëpashershme, i ka kërkuar faktorit ndërkombëtar rritjen e vëmendjes për zgjedhjet shqiptare, pas kontestimeve që ata kanë bërë për rezultatin e parlamentareve të 2009-s dhe vendoreve të 2011-s.
SHQIP
Add new comment