SHËNIM: Ekselenca, ç`mjerim!

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 15:38

Në një takim që pati me studentë të ekselencës, kryeministri Rama jo thjesht bisedoi me ta dhe ju përgjigj pyetjeve të tyre, por duket se i gjithë takimi sikur ish organizuar për të nxjerrë në pah mjerimin e një brezi të tërë, që edhe pse jeton në një botë plot shanse për të nxënë, vuan nga një boshllëk i frikshëm idesh, vizionesh, kreativiteti, idealesh po e po; dhe siduket kjo e fundit është arsyeja që edhe kur janë ekselentë, nuk rrezatojnë kurfarë inteligjence të qashtër.

Në një shënim në respublica.al, Kolo Cukali e kishte vënë në dukje këtë fenomen, duke cituar disa nga pyetjet e studentëve më të mirë të Shqipërisë që i adresoheshin kryeministrit, ku një pjesë e mirë u kushtoheshin bythës së tyre, pra për bursa, e një pjesë nën nivelin mesatar të inteligjencës, jo në raport me moshën, por në raport me ekselencën që përfaqsojnë.

 

 

DITA

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ketu e gjithe kjo ngjarje mund te trajtohet ne disa plane:</p><p>1. Cfare mund te jete tregues me i larte inteligjence se sa te besh pyetje qe kane te bejne me bythen tende? Jo se, psh ju mendoni se ata do te tregonin me shume ekselence po te interesoheshin me shume per bythen e te tjereve?</p><p>2. Ne nje takim qe zgjati aq sa zgjati, cfare pyetje psh mund te benin ata qe te shkelqenin, psh a eshte i zoti Edvin Rama te vertetoje ne rruge origjinale per se dyti teoremen Fermat, apo psh c&#39;mendim ka Edvin Kristaq Rama ne lidhje me mundesine e integrimit t Teorise se Pergjitheshem te Relativitetit me Mekaniken Kuantike, apo psh c&#39;mendon Edvin Kristaq Rama lidhur me egzistencen e alieneve dhe a ka te dhena shkencore se alienet kane qene ndonjehere ne Shqiperi?</p><p>3. O popull krenar dhe kreshnik shqiptar, ju lutem hiqni dore nga trajtimi i cdo gjeje me negativitet dhe me zili. Behuni pak me te mire me njeri tjetrin. Ata djem e vajza nuk ishin gje tjeter vec ca 18-vjecare qe akoma nuk kane asnje eksperience jete, me nota te mira ne shkolle dhe kaq. Po perseri, neqoftese doni te shani, shani ata jane per t&#39;u share e mos u kapni me ca axhaminj qe akoma nuk u ka thene njeri puna e mbare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.