Reshjet, rriten kuotat në HEC-et mbi kaskadën e Drinit.

Reshjet e fundit të shiut dhe dëborës kanë rritur kuotën e HEC-eve mbi kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave zyrtare të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 276 metra, ku pika maksimale e tij 296 m. Prurjet në HEC-in e Fierzës llogariten 189 m3/s.
Niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 171.74 m, nga 175 që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 201 m3/s.
Ndërkohë, niveli i HEC-it të Vaut të Dejës është 74.4 m, nga 76 m që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 201 m3/sek ujë.
Add new comment