Reshjet e shiut, nisin përmbytjet në Lezhë dhe Krujë

Reshjet e dendura të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në Lezhë dhe Krujë. Raportohet se qindra hektarë tokë janë mbuluar nga uji në fushën e Zadrimës dhe Torovicës, ndërsa në fshatin Kakarriq janë përmbytur disa banesa.Probleme ka pasur edhe në fshatin Gocaj, ku për shkak të përmbytjes së shkollës është pezulluar mësimi.
Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut rrezikon të dalë nga shtrati edhe lumi Drin, i cili mund të shkaktojë përmbytje në zonat përreth tij. Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë Petrit Gjoni deklaron se situate mund të përkeqësohet. Ai shprehet se lumi Gjadër nuk është pastruar prej 25 vitesh dhe ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës nëse situate agravohet.
Gjithashtu përmbytje ka pasur edhe në rrethin e Krujës. Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Ishëm janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe dhjetëra banesa në komunën Bubq dhe në fshatrat Ilaj, Merqina dhe Mallkuç.
Shqip
Add new comment