Reeker në Tiranë, takim me krerët e vendit

Postuar në 21 Shkurt, 2013 02:49

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker viziton sot Tiranën. Gjatë vizitës dy ditore, Reeker do të takohet me krerët më të lartë të shtetit. Axhenda e takimeve të diplomatit amerikan nis ditën e sotme, ku Reeker do të takohet Ministrin e Jashtëm Edmond Panariti, me të cilin pritet të ketë një diskutim të gjatë të kërkuar nga vetë zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë. 

Reeker gjithashtu do të takohet edhe me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha, dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Pritet që zhvillimet më të fundit në vend, si dhe zgjedhjet e 23 Qershorit, do të jenë në fokus të diskutimeve të zyrtarit të lartë amerikan i cili pritet të japë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare.

Pjesë e bisedimeve mendohet të jenë dhe retorikat nacionaliste, për të cilat disa herë është tërhequr vëmendja nga SHBA dhe Brukseli. Pak ditë më parë, në emisionin “Top Story” u publikua një memo konfidenciale që Uashingtoni ja niste Tiranës, ku i kërkohej të frenonte retorikat nacionaliste.  Dokumenti, të cilën ambasada amerikane në Tiranë dhe Ministria e Jashtme refuzuan ta komentojnë,  u la mbi tryezën e ministrit të Jashtëm, në datën 28 janar dhe u arrit të sigurohej pas një investigimi disa-ditor të gazetarëve të “Top Channel”, duke u transmetuar ekskluzivisht në “Top Story”, emisionin e përjavshëm politik të drejtuar nga Sokol Balla.

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka dhënë hollësi për agjendën e zyrtarit të lartë Reeker se a do të qëndrojë edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.