Rama: Urime Hashimit për fitoren suksese anëtarëve të ri të parlamentit.

Postuar në 09 Qershor, 2014 02:56

 Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e homologut të tij Hashim Thaçi në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë.

Përmes një postimi në Tëitter, Kryeministri Rama ka uruar suksese për anëtarët e rinj të parlamentit kosovarë, duke theksuar se pavarësisht se është bërë shumë, sipas tij ende ka shumë për tu bërë.

“Urime Hashimit&PDK per fitoren, suksese te gjithe anetareve te Parlamentit te ri te Kosoves.Shume eshte bere ka ende shume per te bere.” shkruan Rama në Tëitter.

Zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë, nxorrën në verdiktin e tyre fitues PDK-në e Hashim Thaçit, i cili fiton kështu mandatin  e tretë radhazi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.