Rama takohet me Ban Ki-Moon

Postuar në 29 Shtator, 2013 05:25

Sekretati i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, i rezervoi një pritje kryeministrit të Shqipërisë pasditen e së shtunës pasi Rama mbajti një fjalim prej 16 minutash përpara përfaqësuesve të vëndeve antare të kësaj organizate.

Njoftimin për këtë takim e ka publikuar zyra e Ban Ki-Moon, ku thuhet se janë diskutuar prioritetet e qeverisë së re.Njoftimin për këtë takim e ka publikuar zyra e Ban Ki-Moon, ku thuhet se janë diskutuar prioritetet e qeverisë së re.

“Sekretari i Përgjithëshëm inkurajoi qeverinë në vijimin e luftës ndaj korrupsionit dhe përparimin me reformat që lidhen me drejtësinë dhe shtetin e së drejtës”, thuhet në fillim të njoftimit.

Ban Ki-Moon përgëzoi emërimin e një numri ministresh femra në qeverinë e re duke shpresuar që kjo tendencë të vazhdojë.

Në fund të njoftimit për shtyp, zyra e Ban Ki-Moon thotë se gjatë takimit me Edi Ramën, Sekretari i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen për përqafimin e reformave të OKB-së dhe mbështetjen e nismës “Veprojmë si Komunitet i Vetëm” si dhe pjesëmarrjen aktive në axhendën për zhvillim pas 2015.

Zoti Ban dhe zoti Rama shkëmbyen gjithashtu pikëpamje lidhur me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.