Rama: Reforma territoriale, opozita të jetë pjesë

Postuar në 22 Janar, 2014 03:54

Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma territoriale është kryereforma për kushtet e Shqipërisë sot dhe ftoi opozitën që të jetë pjesë e bisedimeve dhe vendimeve për të, pasi kjo është një çështje me interes të madh publik, kombëtar dhe komunitar.

Duke folur në selinë e Kryeministrisë, ku u njoftua edhe nisja e punës për projektin e reformës së ndarjes së re administrative territoriale, fillimisht përmes nënshkrimit të marrëveshjes STAR që mbështet këtë proces, shefi i Qeverisë theksoi se këtë reformë duhet ta udhëheqë Kuvendi përmes një Komisioni të posacëm parlamentar, duke shprehur dëshirën për pjesëmarrje të opozitës në të.

"Jo vetëm dëshirojmë pjesëmarrjen e opozitës në këtë Komision, por i njohim opozitës të drejtat që garantojnë barazi. Synimi është që përmes ndërveprimit gjithëpërfshirës të garantojmë mbylljen e reformës me sukses dhe me një mbështetje të plotë të të gjitha forcave", tha Rama.

Kryeministri theksoi se vizioni i kësaj reforme nuk lidhet me asnjë interes partiak në favor të një pale kundër një pale, por kjo reformë është instrument modernizimi për vendin dhe një shtysë e fortë në zhvillimin e integruar të tij.

"Eshtë një reformë për ngritjen e një cilësie të re, për racionalizimin e burimeve njerëzore dhe financiare, në funksion të rritjes së cilësisë së qeverisjes kombëtare dhe qeverisjes vendore, si dhe të uljes së shpërdorimit pa asnjë arsye të këtyre burimeve njerëzore dhe financiare", tha Rama.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.