Rama pranë Gjikës, si mik apo si Kryeministër?!

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, është i akuzuar nga prokuroria për abuzim me detyrën në dhënien elejeve të ndërtimit dhe kjo akuzë ka tronditur jo pak PS-në në pushtet. Por duket se pavarësisht procesit hetimor, Gjika i ka punët në rrëgull me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka kaluar ditët e para të Vitit të Ri që sapo ka nisur. Një foto e postuar në facebook nga vetë Gjika ku shfaqet ai me Ramën të qeshur dhe buzë detit ai shkruar: “04 Janar 2014. Me Kryeministrin dhe deputetin e Vlorës Edi Rama! Për mua jo vetëm mbarësi,por përgjegjësi dhe angazhim!”
Në momentin që u bënë publike akuzat Rama në një dalje publike tha se inkurajonte drejtësinë që ti shkonte deri në fund punës së saj, pavarësisht se si mik ndihej pranë Gjikës në ato momente. Më pas ai u rezervua shumë që të shfaqej pranë kryebashkiakut të Vlorës duke shmangur në maksimum daljet publike krah tij, por mesa duket dimensioni i miqësisë vazhdon të jetë i fortë dhe Rama i ka qëndruar afër edhe fizikisht në këto kohëra të vështira për Gjikën, kur gjygji ndaj tij sapo ka nisur.
MAPO
Add new comment