Rama me të rinjtë: Sistemi arsimor është i rrënuar

Postuar në 02 Prill, 2013 03:58

 

yetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, foli përpara të rinjve në prezantimin e programit të kësaj force politike për rininë.

Kryefjala e Ramës ishte arsimi.

Kreu i PS tha se sistemi arsimor është i rrënuar.

“Vizioni i qeverisë është fonde publike për arsimin privat, ndërkohë që vizioni ynë është fonde private për institucione publike. Ne duhet të shohim për sasinë e madhe të parave që shpenzohet për arsimin dhe atë që përfitohet, që është një produkt shumë i ulët”, tha Rama.

“Për pjesën që i takon qeverisë kemi shifra dramatike të tkurrjes së buxhetit për arsimin, kjo tregon vetëm rënie dhe rrënim. Ne na duhet një qasje tërësisht e re, një vizion i mbështetur tek arsimi, politikë e re arsimore dhe kurajoze. Ne jemi të vendosur të bëjmë kthesën për arsimin”, tha Rama.

“Nëse duam të kemi zhvillim të dukshëm ekonomik dhe social duhet të fillojmë të punojmë që sot, sa më shumë të investojmë, aq më shumë do kemi mundësi të shohim rezultatet”.

Kreu i PS deklaroi se jeta sociale e të rinjve është shumë e kufizuar.

“Jeta sociale e të rinjve sot është shumë e kufizuar. Të rinjtë mblidhen në kafene, ose strehohen në rrjete sociale, ku ka masivitet shumë të madh që bazohet vetëm tek nevoja për të komunikuar nëpërmjet Facebooku-t, por nuk lidhet me aktivitete të tjera që ka të bëjë p.sh. me punësimin online. E gjithë pjesa e programit tonë lidhet me vullnetarizëm, jetë kulturore komunitare, me debatin dhe klubet e debutuesve. Kjo nënkupton dhënien e larmishmërisë së jetës së të rinjve tanë ashtu sic e kanë të rinjtë e BE. Jeta jo vetëm kafene e facebook, nuk mund të lëmë që të mbeten pa atë larmishmëri që kanë të rinjtë në BE. Do luftojmë me bixhozin, jo thjesht duke minimizuar hapësirat për bixhoz, por do japim alternativa tërheqëse. Duhet një larmi që e rrethon procesin e të mësuarit”, tha Rama.

Sipas tij, sot 45% e gjimnazistëve janë përfshirë në vetë të parë në një konflikt fizik.

“Do garantojmë lirinë e çdo nxënësi, mësuesi, studenti apo pedagogu që do marrë atë që meriton pa u kushtëzuar nga lidhjet që ka me qeverinë në pushtet. Do i japim mundësi të rinjve në angazhohen e të njohin nga afër administratën. Ne po përgatisim një projekt rekrutimi në administratë, do i japim mundësi çdo të riu të diplomuar jashtë apo brenda që ti shërbejë shtetit vetëm në bazë të meritës së tij. Kjo do bazohet shumë tek teknologjia e re. Do bëjmë ç’mos që çdokush që ka diçka për t’i dhënë shtetit shqiptar të punësohet aty ku e meriton, pavarësisht si e ka mbiemrin, nëse e do apo jo partinë. Ne duhet të ndërtojmë një administratë që është në krye të detyrës dhe që i shërben çdo qytetari”, tha Rama më tej./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.