Rama e përsërit: Nuk do të njohim asnjë gjobë

Postuar në 26 Maj, 2013 04:21

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh edhe sot se nuk do të njohë asnjë gjobë të vënë nga 1 marsi e deri më 23 qershor. Sipas kreut socialist, nësë do të vijë në pushtet ai nuk do të njohë asnjë gjobë, të cilat sipas tij, po i vihen biznesit për presion elektoral.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter Rama shkruan; “Problem i madh dyndja e xhandarve te Saliut per gjoba! Nuk do njohim asnje gjobe te vene qe nga 1 marsi deri ne 23 qershor. Pike.#RILINDJE”

“Çdonjëri që merr një gjobë nga këto gjobat e presionit për votën, duhet të ndihet krenar dhe duhet ta mbajë si një certifikatë që nuk është i pëlqyer nga partia familjare e Saliut dhe pushteti i Saliut do t’i marrë të keqen, se mbas 23 qershorit ato gjoba nuk do të kenë as edhe një vlerë”- është shprehur Rama më parë për këtë çështje, e cila është në fokus të fushatës së tij elektorale.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.